Nder dhe kënaqësi të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Komiteti Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuara, ku së bashku me disa organizata joqeveritare, diskutuam për sfidat dhe avancimin e të drejtave të personave të kësaj kategorie në Komunën e Gjilanit.
Gjatë bashkëbisedimit u zotova se qeverisja e ardhshme e PDK-së në Gjilan do t’i ndihmojë dhe subvencionojë të gjitha OJQ-të në mënyrë proporcionale.
Si e kryetare e arshshme e Gjilanit ne do të kujdesemi dhe angazhohemi që personat me aftësi të kufizuara të ndjehen pjesë e barabartë dhe e rëndësishme e shoqërisë sonë.
Çdo institucion publik apo privat duhet ta ketë së paku të punësuar një person me aftësi të kufizuara. Ne do ta zbatojmë ligjin dhe kjo do të ndodhë me ardhjen e PDK-së në pushtet.
Ne do të jemi pranë çdo familje kurse integrimi dhe mbështetja për personat me aftësi të kufizuara do të jetë një nga prioritetet tona kryesore.
#LeonorapërGjilanin
#PDK177