Në botën demokratike, ku zgjedhjet zënë vend të veçantë në mediume të ndryshme, e analistët e shumtë japin opinione, duke tërhequr paralele të ndryshme se si një profil i caktuar i një kandidati afekton sferat publike, profesionet, e fushat e ndryshme, kësaj rrjedhe nuk i ik as sfera e artit e kulturës në përgjithësi.
Diana TOSKA
Dhe si të tillë, po këta individë, hulumtues e mediume, këtë sferë të jetës e trajtojnë me shumë seriozitet e profesionalizëm. Madje institute të veçanta hulumtuese, bëjnë hulumtime me bazë shkencore se pse duhet, apo nuk duhet, që këto dikastere të trajtohen me seriozitetin e merituar.
Po e shkruaj këtë reflektim duke qenë për kohë të gjatë pjesë e jetës publike lokale, në rolin e profesoreshës së muzikës, në rolin e artistes dhe artdashëses, e tashmë së fundi edhe në rolin e politikanes së ardhshme.
Kjo pervojë padyshim që jep një perspektive të gjerë dhe absolutisht interesante në mes ndërlidhjes që ka arti dhe politika.
#Arti si reprezentim i disa padrejtësive që mund të bëjë politika
Vë në pah përmes veçantive artistike, ndonjëhere edhe në mënyrë më të ashpër, pabarazitë që krijohen. Psh, luftimin e racizmit përmes karikaturave të ndryshme.
Poeti i madh e i mirënjohur, Hugo Ball, artin në politike e sheh si ‘shans për të perceptuar dhe kritikuar në mënyrë reale kohën që jetojmë’.
#Arti si konstruktues i politikave për komunitetin
#Arti bërthamë e një qasjeje alternative
Për të parë se sa me rëndësi është ndërlidhja e fushave të artit në jetën politike, mjafton që të lexohet më në thellësi historia politike dhe fuqizimi politik i Angela Merkel, i realizuar dhe mbështetur nga regjisorë gjermane, në këtë rast Torsten Korner, i cili “Femokracinë” e quan ‘gratë në skenën e politikës’ duke matur progresin e bërë.
Madje ai vend të veçante i jep dhe fotografes personale të zonjës Merkel, për më shumë se 16 vjet, Laurence Chaperon. Pra, në kuadër të artit pamor, fotografja përçon fuqinë politike, duke e gërshetuar mesazhin politik me estetiken.
Pra, të nderuar miq, ju ftoj te gjithëve që së bashku, t’i japim vëmendjen e merituar dhe trajtimin dinjitoz që duhet të kenë, të gjithë profesionistet e artit.
Sepse, siç ka thënë i madhi, presidenti jone historik, Dr, Ibrahim Rugova, Arti është si jeta. Secili e gjen kuptimin e tij për vete. Dhe pushteti i vërtetë, i dëgjon intelektualët e vërtetë që udhëhiqen nga ideja universale e progresit njerëzor.
Gjilani, për të gjithë
#LDK 160 – Lutfi Haziri
# Diana Toska 12