Kishim nderin dhe kënaqësinë ta vizitojmë industrinë më të madhe të mishit në vend ‘Malësia’, e themeluar në vitin 1990 nga Demush Spahiu.
Kjo industri e jashtëzakonshme që përveç numrit të madh të punëtorëve, ka kapacitet edhe të prodhojë 5000 kg mish në ditë.
I përgëzova për punën dhe suksesin e tyre që i bën nder jo vetëm Gjilanit por edhe më gjerë, teksa i premtova se do ta kenë përkrahjen maksimale nga Komuna që do të udhëhiqet nga PDK-ja.
Poashtu, ndëgjova me kujdes brengat e tyre. “Lënda e parë blihet në Kroaci dhe kemi problem të eksportojmë”, gjithashtu “kontrabanda e kafshëve” është problem tjetër që e ngriti si shqetësim pronari i kompanisë. Ne do të jemi me ta, që t’i largojmë të gjitha barrierat.
#bashkeperGjilanin