Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna, ka mbajtur konferencë të rregullt për medie, ndërsa ka bërë të ditur se që nga fillimi i vitit shkollor më 27 shtator në pjesën më të madhe të shkollave mësimi është duke u zhvilluar në mënyrë fizike.
Sa i përket vaksinimit, Maloku tha se mbi 90 për qind e mësimdhënësve janë vaksinuar dhe se 65 për qind kanë marrë dy doza.
“Për klasat 3 dhe 8, këtë vit janë tekstet e reja. Ekipet e MASHTI-të sot ka dalë në terren për të parë se si po shkon procesi i shpërndarjes së teksteve shkollore. Mbi 90 për qind e mësimdhënësve dhe stafit tjetër janë të vaksinuar”, deklaroi ajo.
Viti i ri shkollor ka filluar më 27 shtator, kurse sipas vendimit të Qeverisë në klasa nuk lejohen më shumë se 20 nxënës. /telegrafi