Komisioni Disiplinor (KD) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) e ka dënuar me zhvillimin e dy ndeshjeve pa shikues skuadrën e Fc Drita.
Radio Star merr vesh se Komisioni Disiplinore, ka marrë vendim se skuadra e Fc Dritës, është denur me dy ndeshje pa shikues, ndeshja mes Fc Dritës dhe Sc Gjilanit nuk pati rrjedhë të mirë gjatë pauzës në meslojë, tifozët mysafirë të SC”Gjilani ”, provokojnë ata të FC ”Drita”, të cilët pastaj vërsulen drejt njeri tjetrit, ku pastaj fillon përleshja mes dy grupe tifozësh, për çka pjesa e dytë e ndeshjes filloi me 15 minuta vonesë , derisa tifozeritë e të dy ekipeve ishin qetësuar./radiostar/