Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan ka intensifikuar punën në terren.
Gjatë ditës së sotme, kandidatët për Asamble Komunale kanë realizuar qindra vizita nëpër shtëpi, duke marrë mbështetje të jashtëzakonshme për kryetarin, Lutfi Haziri dhe listën e fituese të LDK-së.
Kryetari Lutfi Haziri ka falënderuar strukturat e LDK-së për angazhimin e madh, sikurse edhe qytetarët për besimin, duke thënë se ky besim përkthehet me përgjegjësi të madhe në punë.
Takimet po zhvillohen duke respektuar masat anti-COVID-19.