Skuadra e Arsenalit e mbylli ndeshjen e sotme ndaj Brightonit me barazim pa gola.
Ndonëse nuk kishte gola për të parë një ndeshje të bukur, diçka e pazakontë ndodhi gjatë ndeshjes dhe pas saj, shkruan Reporteri.net
Mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel Magalhaes humbi dhëmbin e tij gjatë një dueli me futbollistët e Brighton, dhe kësisoj ai pas përfundimit të ndeshjes ka qëndruar në fushë në tentim për ta gjetur atë.
Edhe pse të reshurat e shiut nuk ndaleshin, futbollisti i Arsnealit kërkonte dhëmbin e tij në fushë.