Pas takimit dhe analizës së detajuar të kampionatit ndërmjet Kryetrajnerit Bylbyl Sokoli dhe drejtuesve të KF Malisheva, u analizuan rezultatet e arritura gjatë sezonit.
Në përfundim të takimit, me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, u dakordua që bashkëpunimi ndërmjet Kryetrajnerit Sokoli dhe KF Malishevës të përfundojë në këtë fazë.
Klubi falënderon trajnerin Sokoli për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit, ndërsa trajneri shpreh mirënjohjen e tij për besimin, mbështetjen dhe korrektësinë e treguar nga klubi gjatë kësaj kohe.
KF Malisheva dhe Bylbyl Sokoli ndahen në frymë respekti dhe vlerësimi të ndërsjellë, duke i uruar njëri-tjetrit shumë suksese në vazhdim të rrugëtimit sportiv dhe profesional.
Me respekt,
KF Malisheva
12 Qershor 2026

