Me datën 02.10.2021 rreth orës 15:00 një qyetatar nga Ferizaj, Imer Zekolli, i moshës 65 vjeçare, pensionist, në rrugën “Gjon Serreqi” në Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura.
Portofoli i përkiste Lirie Beqirit, e moshës 56 vjeçare nga Ferizaj me profesion fizioterapeute.
Ai menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.
Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronares Lirie Beqirit i kthehen paratë 182.50 € dhe dokumentet e saj.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin Imer Zekolli për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë .