Futbollisti i njohur kosovar, Besart Berisha për herë të parë është paraqitur në futbollin e Kosovës, në ndeshjen Drita – Prishtina, e zhvilluar këtë të diele në Gjilan, e cila ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0.
Besart Berisha, që njihet si njëri ndër golashënuesit më të mirë në kampionatin e Australisë, në lojë është futur në minutën 76, kur ka zëvendësuar lojtarin Gauthier Mankenda.
Besart Berisha nuk pati shumë mundësi për t’u treguar në këtë ndeshje, ngase ai hyri shumë vonë në lojë, kurse në ekipin e Prishtinës, që sivjet nuk kanë formën e pëlqyer shpresojnë se ai do të shpërthejë në ndeshjet në vijim.