Me rastin e ndarjes së papritur nga jeta të Alije Berisha – Alidema, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjeve Berisha e Alidema.
“E dashura familje Alidema,
I dashur miku im, Mumin me djemtë, Gazin, Visarin e Dardanin,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të bashkëshortes, nënës e gjyshes, Alije Alidema.
Ajo ka qenë sinonim i urtësisë e familjares së mirë, derisa do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e saj ndaj familjes dhe për të mirën e përgjithshme.
Familjeve Alidema e Berisha, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri.