Zhegra e Idriz Seferit e Agim Ramadanit i ka bërë pritje të jashtëzakonshme kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, duke i dhënë mbështetje rekorde atij dhe kandidatëve për Asamble nga radhët e LDK-së, Muhadin Hazirit e Shemsedin Elezit, në garën e 17 tetorit.
Në emër të banorëve atje, ka folur Qahil Halili, i cili e ka falënderuar kryetarin Haziri për realizimin e shumë projekteve në të mirë të komunitetit, deri theksoi se fitores historike të Lutfi Hazirit do t’ia jap shkëlqimin Zhegra e Idriz Seferit dhe Agim Ramadanit
Kryetari Haziri ka falënderuar banorët e Zhegrës për mbështetjen e vazhdueshme.
“Jam i nderuar me mbështetjen e Zhegrës në të gjitha fazat. Zhegra është kryeqendra e Karadakut, si pozitë gjeografikë, e cila prej maleve e ka kontrolluar edhe Shkupin. Na kanë mbetur edhe pak punë këtu sepse 90 për qind e projekteve i kemi realizuar. Palestra këtu ka mbetur pa dashjen tonë mbrapa, por unë e kam ndal për shkak se nuk u kryenin punët si duhet. Tashmë e kemi operatorin e ri dhe besoj shumë që do të punohet me dinamikë të madhe. Unë kam punuar mbi parimin e barazisë në investime qytet-fshat dhe jam shumë krenar për këtë. Ju falëmnderit shumë Zhegrës së Idriz Seferit e Agim Ramadanit. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj”, ka thënë kryetari Haziri.
(Takimi është organizuar në formatin 50 persona në ambient te hapur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)