Më 22 korrik 2021, në një diskotekë në Gjilan kishte ndodhur një rast ‘lëndim i rëndë trupor’. R.H. dhe Sh.Xh kishin sulmuar viktimën L.B.. Derisa i dyshuari Sh.Xh., ishte arrestuar më, 24 korrik 2021, i dyshuari i dytë ishte në arrati. Dje, më 4 tetor 2021, policia ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë, i cili pas intervistimit nga policia, me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Nga i dyshuari i arrestuar dje (R.H., mashkull kosovar) është konfiskuar edhe një armë me 15 copë fishekë.
Policia në Gjilan arreston një të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’
Ndani këtë artikull