Drita është duke kaluar në një krizë rezultatesh, pasi në tri ndeshjet e fundit ka vetëm një barazim dhe dy humbje.
Por për këtë përformancë të dobët shpesh herë është lakuar emri i Ardian Nuhiut, për shkarkimin e tij nga drejtuesit e kaltër bardhëve edhe pse kjo ende nuk ka ndodhur.
Megjithatë shkarkimi i Nuhiut as që nuk pritet, asnjëherë në kampin e Dritës nuk është diskutuar mbyllja e marrëveshjes me trajnerin shkupjan. Në këto ditë pavarësisht jo rezultateve pozitive të skuadra e Dritës qëndron një atmosferë e mirë dhe janë duke punuar për t’u rikthyer sa me shpejtë me rezultate pozitive.
Pas ndeshjeve të kombëtareve në kampin e skuadrës gjilanase pritet kthimi i sulmuesi Marko Simonovski dhe Arbnor Mujës, ku klubi pretendon t’i ketë të gatshëm për përballjen me Ulpianën.