U bënë një muaj prej se kemi humbur njërin nga personalitetet më të shquara, jo vetëm të Komunës së Vitisë, Zija Aliu.
Familja, bashkëpunëtorët dhe mbarë shoqëria kanë mbetur pa familjarin e devotshëm, pa njeriun e mirë, pa humanistin e afaristin e artistin e madh.
Zija do të mbahet mend përgjithmonë si një person i hareshëm, energjik dhe i sinqertë.
Kontributi i tij në fushën e artit është i jashtëzakonshëm. Ai luajti rol të madh në krijimin, promovimin dhe ruajtjen e vlerave kulturore. Sidomos njihej gjithandej si ikonë e vallëzimit.
Mirënjohës për jetë për Zija Aliun.
Me respekt,
Kryetari i Komunës së Vitisë
Sokol Haliti