Zejnepe Gashi, një grua nga fshati Sllovi e Lipjanit e priti me mërzi dënimin e cilësuar si qesharak ndaj kriminelit Stanishiq, i cili u dënua me vetëm 20 vjet burg për vrasjen e 13 civilëve kosovarë.
Për kujtimin e hidhur të vrasjes së 5 familjarëve të saj dhe këtë dënim të shqiptuar ndaj autorit, zonja Gashi thotë se i është shkaktuar mërzi pas mërzie, shkruan Jepi Zë.
Ajo humbi burrin e saj, Muratin, djemtë Enverin e Omerin, nipërit Bekimin e Arbenin. Këta të fundit 20 dhe 17 vjeç.
Sipas saj, ky dënim është i ulët. Ajo po kërkon dënim të përjetshëm për Stanishiqin.
Të njëjtën po kërkon edhe Gazmend Gashi, anëtar në mërgim i kësaj familjeje, i cili tha se ajo që u ndodhi gjatë luftës vazhdon akoma t’u shkaktojë vuajtje.