Ja postimi i tij i plot: ?
FAKE sondazhet e TV Dukagjinit për Gjilanin
Janë disa arsye të mëdha që në sondazhin e TV Dukagjinit janë publikuar këto rezultate për kryetar të komunës së Gjilanit.
1. TV Dukagjini e ka bllok bashkëpunimin prej PDK-së për arsyet e njohura të publikut. E tash TV Dukagjini e ka mision me iu hakmarr PDK-së me krejt fuqinë e saj mediatike.
2. Ky sondazh është bërë me hile në Gjilan, sepse të anketuarve iu është bërë pyetje se cilin prej dy kandidatëve (LDK apo të LVV) do ta votoni për kryetar të Gjianit, e jo cilin nga 6 kandidatët për kryetar të komunës do ti votoni (i kam emrat e dy të anketuarve që më thirrën sonte në telefon e më treguan)
3. Lutfi Haziri është i njohur se ka tepër shumë lekë, e na u është bërë milioner gjatë qeverisjes së tij në këto tetë vite. E për fatin e mirë të disa analistëve dhe televizioneve, Luta po financon dhe po i paguan fortë mirë, prej 20-25 mijë euro vetëm për një emision, që i shërben atij për krijimin e opinionit se ai është fitues edhe i këtyre zgjedhjeve lokale.
Luta po i shpenzon mbi gjysëm milioni euro në këtë fushatë, sepse e din mirë që po humbi (e që humbjen e ka të sigurt më 17 tetor) e mori pusi me çka ka. Ka me dhënë llogari për krejt të kaluaren e tij në qeverisjen komunale, për 12 milion borgjet që po ia len komunës. Dallaveret me disa pronarë për shpronësime, hajninë me tenderët e komunës me miliona euro, e me 2-3 kompani, përfitimet milionëshe nga ndërtimet me e pa leje, lidhjet e tij me hetues, prokurorë e gjykatës dhe në krimin e përbashkët që janë zhytur deri në palcë.
Por komplet sistemi i tij do të rrënohet më 17 tetor. Nuk mund ti shpëtoj më askush ata, as milionat e tyre, as sistemi i kapur nëpër secilin institucion.
Qytetarët nuk mashtrohen më me këto lojëra të sondazheve, ata/ato po heshtin sot, por do të flasin me votën e tyre më 17 tetor.