Bashkë me ish-deputeten, Besa Ismaili, sot me kënaqësi vizituam kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim ef. Aliu, ku së bashku me bashkëpunëtorët e tij biseduam çështje të ndryshme me të cilat përballen qytetarët e Komunës sonë, duke filluar nga nevoja për krijimin e hapësirave të reja për varreza si dhe për renovimin apo ndërtimin e xhamive të reja.
Teksa shkëmbyem përvoja të ndryshme, unë e falënderova z. Aliu për mikëpritjen e ngrohtë dhe për kontributin e tij të vazhdueshëm në sfera të ndryshme.