Gratë janë kontribuese të jashtëzakonshme në shtetndërtim, zhvillimin ekonomik dhe në secilën sferë të organizimit lokal e qendror.
Bashkë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, të parin e degës në Gjilan, Bajram Hasani takuam gratë gjilanase që i qëndruan besnike vizionit të Aleancës ndër vite. Për herë të parë ndodh që Gjilanit ti ofrohet një listë çfarë e kemi ne, gjithpërfshirëse si nga grupmoshat ashtu edhe për nga profesionet. Të përgatitur e me përvojë në sfera të ndryshme.
Synim i yni kryesor është barazia gjinore, dhe kjo mund të arrihet me vullnet dhe vendosmëri tonën dhe të grave. Në mandatin tonë qeverisës në katër vitet e ardhshme, garantojmë se do të tejkalohet 30% i pjesëmarrjes së grave në pozita udhëheqëse. Programi ynë parasheh përkrahje të parezervë për gratë në biznes ose që duan të merren me biznes. Do të kenë lehtësira në shërbime, barazi në punësim e në secilën sferë të jetës. Kjo ndodh jo për shkak se Aleanca ju ofron hapësirë, por sepse femrat e meritojnë dhe janë të afta të udhëheqin aq sa edhe burrat.
NG