Fokusi i bisedës që e pata gjatë takimit me të rinjtë e Gjilanit, ishte ekonomia, si një nga shtyllat e programit tonë, dhe ndërlidhja e saj me këta të rinj, që aspirojnë të katapultohen nga shkolla në tregun e punës.
Trajtuam pikë pas pike, hallkat e zinxhirit zhvillimor dhe mbështetjen që do i japim të rinjve, nëpërmjet Themelimit të fondit për rininë, për t’i mbështetur sipërmarrësit e rinj e për ta përkthyer energjinë dhe idetë e tyre, në projekte konkrete.
Rinia është motorri lëvizës i Gjilanit. E duke u ndërthurur inovacionin që ata sjellin, me bashkëqeverisjen, arrijmë drejt zhvillimit të Gjilanit, për të gjitha moshat.