Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan sot e mbajti mbledhjen e Këshillit të Qendrës, në të cilën u propozuan kandidatët për deputet nga kjo Qendër dhe u diskutua për përgatitjet për zgjedhje dhe situatën aktuale politike në vend.
Në mbledhje u konstatua se përgatitjet për zgjedhjet parlamentare po ecin sipas ritmit të paraparë. Shumë aktivistë, anëtarë dhe qytetarë vullnetarisht po paraqiten për ta ndihmuar fushatën e Vetëvendosjes.
Në mbledhje u diskutua edhe për koalicionet e mbrëmshme, me ç’rast u tha se koalicionet e natës ua hoqën maskat partive, të cilat qe 18 vite po i mashtrojnë qytetarët. Tani më mirë se kurrë më parë qytetarët e kanë të qartë se kush për çka po angazhohet, dhe se ata pas kësaj çka ndodhi, do të dinë se cila forcë politike do të punojë për interesat e tyre.
Si konstatim i përbashkët doli se mbrëmë u profilizuan tri koalicione:
1) Koalicioni i mashtrimit, i korrupsionit dhe krimit.
2) Koalicioni i shkelësve të Kushtetutës dhe i mashtrimit të shumëfishtë.
3) Koalicioni i Lëvizjes Vetëvendosje me qytetarët, i cili do të ngadhënjej me 11 qershor dhe kështu do t’i hiqet nga qafa një e keqe e madhe këtij populli dhe këtij vendi.
Shtabi i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan e njoftoi Këshillin se sot në zyrat e Qendrës, në Vetëvendosje u anëtarësuan shumë qytetarë, që deri sot ose ishin pjesë e subjekteve politike që ju ra maska ose ishin të pavarur.
Shumë qytetarë iu telefonuan anëtarëve të Vetëvendose për t’iu thënë se në zgjedhje e 11 qershorit do të votojnë për Vetëvendosje.
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan