Të nderuar bashkëqytetarë
Zgjedhjet lokale të 17 Tetorit 2021 i shohim si një mundësi për tëvendosur strandarde të reja në skenën politike jo vetëm në komunën e Gjilanit, por edhe në nivel vendi.
Vetëdija demokratike e qytetarëve të Gjilanit sot është e një niveli shumë të lartë dhe janë krijuar të gjitha kushtet që në këto zgjedhje të garojmë nëpërmjet programeve cilësore dhe alternativave të reja në funksion të krijimit të perspektivës më të mirë për të gjithë qytetarët të Gjilanit
Synimi jonë është ta shndrrojmë Gjilanin në një Komunë me perspektivë, zhvillim ekonomik dhe social, arsim dhekulturë cilësore, urbanizëm bashkëkohorë, shërbime komunale efikase dhevendbanim i barabarsisë, harmonisë dhe tolerancës në mes kulturave dhecivilizimeve alternative.
Ka ardhur koha që komuna e Gjilanit përfundimisht të fillon procesine ndryshimit përmbajtësor, duke u transformuar në një Komunë europiane në tëgjitha drejtimet e jetës ekonomike dhe sociale. Gjilanit i nevojitet një Asamble e re, që synimin kryesor t’a ketë plotësimin e kërkesave të qytetarëve, dhe në bashkpunim me Kryetarin e Komunës tërësisht t’upërkushtohet qytetarëve të Gjilanit.
Ekipi i mbledhur për rreth Partisë së Drejtësisë në Gjilan posedon të gjitha vlerat morale dhe
profesionale, dhe është i vendosur që me përkushtimin më të madh të punon
për të ndërtuar një Gjilan ashtu siç e meritojmë dhe e dëshirojmë të gjithësë bashku.
Në këto zgjedhje futemi me dije, përvojë, guxim dhe vizion për tëndryshuar të tashmen dhe për ta zëvendsuar atë me një të ardhme meperspektivë në funksion të krijimit të një mjedisi atraktiv me të cilin do tëkrenohemi si qytetar të komunës së Gjilanit .
Besimi juaj është amanet dhe detyrim të cilit do t’i përkushtohemi me gjithë qenjën tonë.
Ju ftoj që këto ndryshime kaq të rëndësishme t’i bëjmë së bashkunëpërmjet votës tuaj të lirë.
Voto# 142 Partia e Drejtësisë
Voto# 142 Për Qeverisje të Drejtë
Voto# 6 Mrika Krasniqi Shala