Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me nënkryetarin dhe shefin e Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Arbër Ismajli, bartësin e listës zgjedhore, Avdyl Aliu dhe kandidaten për Asamble, Diana Toska, kanë vizituar fabrikën e përpunimit të llamarinës RB Metal, ku janë pritur nga pronari, Feti Bajrami.
Kryetari Haziri ka thënë se RB Metal është shembulli më i mirë i suksesit të sektorit privat.
“Fabrika për përpunimin e llamarinës RB Metal është shembulli më i mirë i suksesit të sektorit privat. Pronarin Feti Bajrami e urova për sukseset dhe e falënderova për gjenerimin e vendeve të punës. Ju falëmnderit shumë për mikpritjen. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë Haziri.