Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 35 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Ndërkohë gjatë këtij intervali kohorë nuk është shënuar asnjë viktimë.
Nga këto 35 raste të reja 10 prej tyre janë konfirmuar në komunën e Prizrenit, 6 në Obiliq, 4 në Gjilan dhe Ferizaj, 3 në Prishtinë, 2 në Skenderaj, kurse nga një rast është raportuar në komunën e Lipjanit, Vushtrrisë, Deçanit, Drenasit, Gjakovës dhe Suharekës.
Ndërkaq listës së përgjithshme me numrin e rasteve aktive i prinë Prishtina, me 202 raste aktive, pas Prishtinës vjen Gjilani me 77 raste aktive, Prizreni me 71 raste aktive, Ferizaj me 68 raste aktive, Rahoveci me 59 raste aktive, Mitrovica me 52 raste aktive, Kaçaniku me 49 raste aktive, Drenasi me 46 raste aktive, Klina me 45 raste aktive dhe Peja me 37 raste aktive.
Kurse, në komunën e Lipjanit janë 35 raste aktive, në atë të Obiliqit 34 raste aktive, në atë të Malishevës me 33 raste aktive, në atë të Suharekës me 32 raste aktive. Ndërkaq, komuna e e Suharekës ka 32 raste aktive, Gjakova 31 raste aktive, Fushë Kosova ka 29 raste aktive.
Komuna e Istogut ka 28 raste aktive, Vushtrria dhe Dragashi kanë nga 20 raste aktive, Skenderaj ka 16 raste aktive, Vitia ka 15 raste aktive , Kameica ka 14 raste aktive dhe Podujeva 13 raste.
Sipas të dhënave të MSh-së komuna e Deçanit ka 12 raste aktive, kurse ajo e Hanit të Elezit ka pesë raste aktive. Ndërkaq, Novobërda dhe Shtimja kanë nga 4 raste aktive dhe komuna e Junikut ka vetëm 3 raste aktive.
Kurse, komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv sipas të dhënave të MSh-së janë Ranillugu, Shtërpca, Mitrovica e Veriut, Graçanica, Parteshi, Kllokoti, Mamusha, Zubin Potoku, Zveçani dhe Leposaviçi.
Sipas po të njëjtave të dhëna që nga fillimi i pandemisë e deri më sot nga koronavirusi kanë humbur jetën 2 mijë e 972 persona dhe janë shëruar 156 mijë e 412 tjerë.