Mediat serbe raportojnë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është nisur për në bazën ushtarake të Rashkës, në kufi me Komunën e Leposaviçit, ku thuhet se do të takojë përfaqësuesit politikë të komunave serbe në Kosovë.Ky takim, siç shkruajnë mediet e afërta me qeverinë e Serbisë, është takim urgjent i thirrur nga vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.“Pas skenave dramatike në Mitrovicë e Veriut dhe inkursionit të njësive speciale, që kulmuan me plagosjen e serbëve nga forcat speciale shqiptare, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq vendosi të takohet urgjentisht me përfaqësuesit e popullit tonë në Kosovë”, shkruajnë mediet serbe.
Këtë mbledhje në bazën ushtarake të Serbisë afër kufirit me Kosovën, e konfirmoi Presidenca e Serbisë për agjensinë e lajmeve serbe Tanjug. /AlbanianPost/