Policia e Kosovës ka dhënë detaje pas aksionit anti-kontrabandë të zhvilluar në në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.
Policia njofton se nga aksioni që është zhvilluar në disa qytete të Kosovës, janë arrestuar tetë persona, shkruan Reporteri.net.
Tre nga të arrestuarit janë nga Mitrovica e Veriut.
Reklamë
Po ashtu policia njofton se janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra euro, të cilat shërbejnë si prova materiale, të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, lokale afariste, magazina/depo etj.
Njoftimi i policisë:
Deri në këtë fazë janë arrestuar dhe shoqëruar tetë (8) persona;
R. K. (1957) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Pejës,
A. K. (1979) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Prishtinës,
M.N. (1990) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicë Jugu,
I.Z. (1982) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicë Jugu,
A.D. (1995) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicë Jugu,
M. Dz.(1958) mashkull kosovar/boshnjak nga rajoni i Mitrovicës Veri,
I. H. (1975) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicës Veri,
M. L. (1978) mashkull kosovar/serbe nga rajoni i Mitrovicës Veri,
Po ashtu janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra euro, të cilat shërbejnë si prova materiale, të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, lokale afariste, magazina/depo etj.