Barrikadat që janë vënë nga strukturat paralele të organizuar si “mbrojtja civile” në veri, dyshohet se e kanë marrë informacionin qysh mbrëmë dhe kanë alarmuar anëtarët e tyre për ta penguar Policinë e Kosovës.
Edhe drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, ka thënë se dyshohet se ka pasur rrjedhje të informacionit lidhur me operacionin.
“Dyshohet se ka pasur rrjedhje të informacionit, po hetohet kjo. Nga 9 lokacione në veri, tetë s’kanë mundur të realizohet operacioni se qytetarët kanë penguar zhvillimin e operacionit. Si pasojë 10 zyrtarë kanë pësuar lëndime, 7 shqiptarë, tre prej tyre hetues, tre operatorë të njësisë speciale e tre të reagimit të shpejtë”, tha drejtori i Policisë.