Të dashur qytetarë,
Pas një maratone të gjatë, po përfundon edhe dita e fundit e fushatës zgjedhore lokale, dhe që nesër, hyjmë në heshtje zgjedhore!
Fillimisht, ju falënderojë përzemërsisht të gjithë përkrahësve të mi, familjarëve e miqve, për mikëpritjen e ngrohtë dhe vullnetin e plotë për ta vazhduar garën për Asamble Komunale, nën ekipën e madhe të prirur nga Lutfi Haziri, kryetar i tanishëm dhe i ardhshëm i Komunës së Gjilanit.
Të dashur Gjilanas,
Unë jam pjesë e një gjenerate të artë, e cila i takon epokës së frymëzimeve, teknologjisë e ideologjisë së pastër të intelektualëve modern, të cilët e dinë se çka janë politikat publike, dhe si duhet të orientohemi në zhvillimin dhe trajtimin e tyre në raport të drejtpërdrejtë me qytetarët.
Para jush, zotohem fuqimisht, që do t’i ndjek me shumë krenari e përgjegjësi, interesat tuaja jetike, të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin dhe orientimin e politikave lokale në favor të jetësimit të idealeve tuaja, për një Gjilan të cilin e duam, dhe, e ëndërrojmë të gjithë.
Unë, do të mbetem gjithmonë, Imrani juaj, ashtu siç e njihni dhe siç e keni njohur gjithmonë. Nuk do të ndërrojë për asnjë çmim, e për asnjë pozitë. Aty, do të jem vetëm për ju, dhe për qytetarët e mi. Pres të më jepni besimin e vlerësimin, në mënyrë që t’ua rikthejë përgjegjësinë e ndryshimin!
#LDK160
#ImranHaziri8