Sonte Partia e Drejtësisë në Gjilan mbajti takimin e fundit të fushatës zgjedhore që të dielën pritet të zhvillohen në Kosovë.
Në këtë takim përmbyllës ishte i pranishëm edhe Kryetari i këtij subjekti Prof. Dr. Ferid Agani.
Ai i falënderoj të gjithë për angazhimin dhe punën e madhe që është bërë gjatë tërë këtij muaji sa edhe ka zgjatur fushata, duke apeluar tek qytetarët për mbështetje, pasi që ky subjekt politik asnjëherë më parë nuk ka qenë më unik se sa që është sot, dhe si PD me potencialin e saj ka çfarë t’i ofrojë qytetarëve.
Ai së bashku me Kryetarin e degës z.Skender Berisha dhe kandidatët për asamblenë komunale premtuan edhe më tej angazhimin e tyre në të mirën e qytetarëve.
Partia e Drejtësisë dega në Gjilan
Voto #142
Partia e Drejtësisë sonte përmbylli fushatën zgjedhore në Gjilan
Ndani këtë artikull