Sot mbajtëm takimin përmbyllës të fushatës zgjedhore me të gjitha strukturat e Partisë Demokratike në Gjilan.
Ju jemi mirënjohës kandidatëve për asamble komunale, anëtarëve, aktivistëve të PDK-së dhe gjithë qytetarëve të Gjilanit, që nuk u ndalën së përkrahuri idealin e Partisë Demokratike për Komunën tonë.
Gjatë këtij muaji vizituam çdo lagje, shtëpi e fshat, për të prezantuar planprogramin tonë i cili i nevojitet më shumë se kurrë Komunës së Gjilanit!.
Me çdokënd që më ra të punoja, ruaj kujtimet më të mira, raportet e shkëlqyera dhe bashkëpunime korrekte.
Përvojat e mira me shumicën, më kanë bërë të besoj në njeriun, tek të tjerët dhe bashkëpunëtorët e kolegët. Gjithmonë kam funksionuar si ekip. Kështu do të mbetem edhe nëse votoni numrin 177 edhe si Kryetarja e parë grua e Komunës së Gjilanit.
Faleminderit edhe për bizneset, profesionistët shëndetësor, mësimdhënësit, zjarrfikësit, policët, shoqërinë civile, OJQ-të, gratë e burrat, të rinj e të moshuar që na hapën derën duke na mbështetur që Partia Demokratike të udhëheqë pas 17 tetorit në Gjilan.
Ne zotohemi se Znj.Leonora Morina Bunjaku si kryetare e ardhshme e Gjilanit së bashku me ekipin fitues do të udhëheqim Komunën me dinjitet e duar të pastra.
Ndryshimi do të vie në Gjilan me Partinë Demokratike. Së bashku për një shëndetësi, arsim, mirëqenie, zhvillim ekonomik më të mirë për të gjithë Gjilanasit.
Ju falënderojmë përzemërsisht për mbështetjen dhe besimin tuaj ndaj PDK-së!
Na priftë e mbara!