Policia serbe po u bën probleme kosovarëve të cilët po kalojnë tranzit nëpër Serbi.
Madje, këto raste sipas avokatit Arianit Koci janë shpeshtuar kohëve të fundit, sidomos pas tensioneve në veri.
Ai thotë se ka informata se policët serbë po i ndalin ata, po i marrin në pyeteje e po i dënojnë pa asnjë arsye.
Postimi i plotë i Kocit:
Kam informata që këto ditë, kosovarët po kanë probleme me policinë, gjatë tranzitit nëpër Serbi.
Disa po më thonë që po i ndalin – po i marrin më pyetje e po i dënojnë – pa asnjë arsye.
A mundemi me i nda përvojat?
Sa më tepër bëhen publike problemet, gjasat janë që të njejtat ndalen.