Prishtinë- Policia e Kosovës (PK) ka apeluar tek qytetarët që të respektojnë vendimet e marra nga qeveria e vendit, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik si dhe të pamundësohet përhapja e mëtejme e virusit.
Policia njofton se bazuar në urdhrin operativ për zgjedhjet lokale 2021, është duke i ndërmarr të gjitha veprimet e saj, konform planifikimeve operacionale për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, me qëllim ofrimin e sigurisë, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Përmes një komunikate për medie, policia bën të ditur se në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucionet e tjera relevante, është duke u kujdesur në respektimin e masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë duke vënë në pah interesin e shëndetit publik.
“Me qëllim të zbatimit të masava, janë duke u aplikuar kontrolle të vazhdueshme ndaj atyre që nuk zbatojnë masat anti-Covid-19, dhe masa ligjore janë ndërmarr dhe po ndërmerren në vazhdimësi”, thuhet në njoftim.