Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është sulmuar fizikisht mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se sulmi ndaj tij ka ndodhur në Gërmi.
Ademi pas sulmit ka marrë edhe trajtim mjekësor.
Indeksonline ka tentuar ta kontaktojë kryetarin e Federatës së Futbollit, por që i njëjti nuk është përgjigjur.
Sulmi ndaj tij ka ndodhur në ditën kur Ademi feston ditëlindjen, me ç’rast FFK ka bërë një urim të veçant për të në orët e para të ditës së sotme. Indeksonline pas pak do iu sjell detaje të reja rreth këtij rasti./Indeksonline/