SC Gjilani sot zhvillon ndeshjen e xhiros së tretë në Superligën e Kosovës, ku në shtëpi pret Dukagjinin.
Skuadra e Debatik Currit synon të vazhdojë serinë pozitive, pas dy fitoreve në dy xhirot e para.
Për herë të parë, ndeshja do të zhvillohet nën ndriçimin e reflektorëve në stadiumin ndihmës me bari sintetik. Takimi nis në ora 19:00.

