Kryetari i tanishëm i Hanit të Elezit, njëherësh edhe kandidat për kryetar në zgjedhjet e 17 tetorit, Rufki Suma, e ka quajtur si vendim të drejt anulimin e zgjedhjeve në këtë qytet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Ai ka deklaruar se kishte dëshmi të cilat kanë treguar sipas tij realitetin që ishte në ditën e zgjedhjeve.
“Një vendim i drejtë i bazuar në deklaratën tonë ose ankesën tonë që është vërtetuar edhe nga vet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës që e pranon se i ka vizituar në ditën e zgjedhjeve të gjitha vendvotimet, kjo është në kundërshtim me ligjet në fuqi”.
Suma theksoi se ka pasur shitblerje të votave nga PDK-ja në Han të Elezit.
“Ka pasur dëshmi dhe deklarata të individëve për shitblerje të votave, ju e dini se tek ne pasi të përfundon procesi i votimit fillojnë njerëzit edhe të tregojnë vet. Ka pasur edhe dëshmi të faktuara dhe këto është ditur se vetëm i ka PZAP”.
“Ka pasur persona që kanë ardhur tek unë që kanë treguar se e kanë shitur votën e tyre, por ka edhe persona të tjerë që kanë publikuar informacione të tilla në mjetet e informimit. Ka variante dhe deklarata të ndryshme flitet që ka shitje të shtatë apo tetë votave për 100 euro. Ankesa e jonë konkret ka qenë për PDK-në”,ka thënë Suma./klankosova.tv/