Kandidati e LDK-së për Asamble Komunale, Imran Haziri ka qenë njëri nga kandidatët më prezent në media dhe rrjetat sociale.
Ai nga rezultatet preliminare deri tani ka fituar votat e nevojshme për të qenë pjesë e Asamblesë Komunale të Gjilanit.
Deri tani ai ka mbledhur rreth 1149 vota, duke u bërë kandidati më i votuar jo vetëm në subjektin politik LDK, por edhe nga kandidatët tjerë në partitë politike.
LDK ka dalur e para në asamblenë komunale në Gjilan me 14 ulëse të fituara.