Edhe pse rastet e infektimit po ulen, Policia e Kosovës po përkujdeset që një gjë e tillë të vazhdojë, përmes mbikëqyrjes së respektimit të masave anti-COVID.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar 384 gjoba për qytetarët që s’po zbatonin masat e parapara, shkruan Jepi Zë.
Numër edhe më i lartë është shqiptuar për rastet e shkeljes së rregullave në trafik, ku gjithsej janë shqiptuar 1603 gjoba.
Gjatë ditës së djeshme ndodhën 33 aksidente me dëme materiale, dhe 15 me të lënduar.