Bajram Isufi, kandidat për asamble komunale nga radhët e PDK-së në Gjilan, ka arritur të sigurojë një ulëse në asamble.
Bajram Isufi përmes një postimi në facebook, ka falemnderuar të gjithë ata të cilët e kanë përkrahur drejt këtij rrugëtimi.
Postimi i plotë:
Të dashur zhegranë, qytetarë të Gjilanit e fshatrave përreth!
Falënderime të sinqerta për secilin prej jush për besimin që e keni treguar ndaj meje në ditën e zgjedhjeve!
Vota juaj na shtyen që të vazhdojmë së bashku përpara për të mirën tuaj, për të mirën e Gjilanit. Vota juaj ka vendosur që unë të jem përfaqësues i juaj nga radhët e PDK-së në Kuvendin Komunal, ku ju siguroj që do të bëj një përfaqësim të dinjitetshëm të kërkesave tuaja dhe do të jem zëri juaj deri në realizimin e tyre.
Bashkë për Gjilanin, bashkë për të mirën e të gjithëve!