Gjilan, Maj 2017
Edhe gjatë ditës së sotme, kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, ka vazhduar me vazhdën e takimeve me nëndegë. Ai sot gjatë ditës ka qëndruar në nëndegën Qendra, ku edhe është takuar me qytetarë që i përkasin kësaj pjese të qytetit, me të cilët kanë biseduar për hallet e tyre më të mëdha.
Kryetari Rexhep Kadriu, i cili njëherit është edhe kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës në kuadër të koalicionit PDK-AAK-NISMA, ka thënë se bashkë do të bëhemi zëri i ndryshimeve për Kosovën.
“Do të punojmë gjithmonë në harmoni me njëri-tjetrin, duke i marrë për bazë kërkesat dhe nevojat e juaja si qytetarë dhe duke i konvertuar ato në zbatim. Me qeverinë Haradinaj, do të bindeni se vota juaj nuk ka shkuar huq dhe do të shihni se me pak punë mund të arrihet ndryshimi, ndërsa me punën që do të bëhet me Ramush Haradinaj në krye, do ta arrijmë integrimin evropian”, ka thënë Kadriu.
Edhe në këtë takim, sikurse në cdo takim tjetër, kryetari Kadriu është shoqëruar nga anëtarë të strukturës së tij.
Kadriu: Me Ramush Haradinaj kryeministër, Kosova do ta arrijë integrimin evropian
Ndani këtë artikull