Një person ka raportuar në stacionin policor në Fushë-Kosovë se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Sipas raportuesit, gruaja e tij është larguar nga data 20 tetor.
Policia po e trajton rastin si “Person i zhdukur”.
Njësia policore është duke hetuar rastin.