Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me numërimin e votave jashtë Kosovës, të ardhura përmes postës gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor 2021.
Sipas Valmir Elezit nga KQZ-së, gjatë kësaj periudhe ky institucion ka pranuar rreth 5 mijë e 700 pako të supozuara me fletëvotime dhe pas vlerësimit brenda këtyre pakove janë konstatuar 10 mijë e 934 zarfe të individualizuara me fletëvotime.
“Gjatë vlerësimit të tyre janë aprovuar 9 mijë e 610 zarfe të individualizuara me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 324 të tilla pasi nuk janë në përputhje me kriteret ligjore. Më shumë se gjysma e tyre janë refuzuar pasi janë dërguar nga persona që nuk kanë aplikuar për regjistrim si votues jashtë Kosovës (614) apo janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues (200). Ka edhe raste kur pako me fletëvotime është dërguar më shumë se një herë nga persona të njëjtë (168)”, tha Elezi.
Sipas tij, numërimi i votave jashtë Kosovës do të përfundojë sot gjatë ditës. Ndërsa, numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta do të nis nesër
I pyetur se kur KQZ-ja do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, Elezi ka lënë të kuptohet se kjo do të bëhet brenda dy-tre ditësh.
Sipas tij, KQZ do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë të komunave pasi të numërohen edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, që sipas planifikimit tonë do të numërohen të hënën, si dhe pasi të marrim konfirmimet nga PZAP-i dhe Gjykata Supreme.
“KQZ do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për kryetar të komunave, pasi të numërimit votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta. Të cilat planifikojmë që të bëhen gjatë ditës së nesërme, si dhe pasi të marrin konfirmimet nga PZAP-i dhe Gjykata Supreme….sa i përket votimit jashtë vendit në raundin e dytë pas zgjedhjeve për kryetarë të komunave vlen e njëjta liste votuese, pra të gjithë ata qytetarë të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që Komunat pra ata kanë votuar do jetë në garë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave do të munden që sërisht të votojnë përmes postës duke zgjedhur për njërin nga kandidatet që është në garë për kryetarë të asaj komune. Procesi i votimit do të fillojë me 29 tetor dhe do të përmbyllet me 12 nëntor”, ka thënë ai.
Në ndërkohe Elezi, tha se fushata do fillojë me 8 nëntor dhe do përfundojë me 12 nëntor ku do gjithsej kjo fushatë zgjatë 5 ditë.
Në vitin 2017, KQZ-së i janë dashur 9 ditë për të shpallur rezultateve përfundimtare të raundit të parë Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 3 ditë të tjera për t’i certifikuar ato.