Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me disa nga kandidatët për deputetë nga rajoni i Gjilanit kanë takuar banorët e Bresalcit dhe të Pogragjës. Ai paraqiti para të pranishmëve programin politik e ekonomik të Lëvizjes Vetëvendosje. Albin Kurti e paraqiti subjektin e tij politik si sinonim i ndryshimit dhe zhvillimit të vendit. “Lëvizja Vetëvendosje është infrastrukturë publike për të gjithë ata që dëshirojnë ndryshim. Nuk jemi super strukturë që i vendoset sipër popullit, por infrastrukturë që i shërben e kujdeset për mirëqenien e popullit” Në proogramin ekonomik të Alternativës qeverisëse të Kurtit parashihet krijimi i një fondi sovran dhe një banke zhvillimore, që për qëllim ka zhvillimin e industrisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës. “Arsyeja kryesore pse Lëvizja Vetëvendosje duhet, e do të fitoj, është orientimi dhe programi i saj. Vetëvendosje në aspektin ekonomik dëshiron që të formoj një fond sovran të Republikës së Kosovës i cili do të jetë aksionari kryesor në industrinë e vendit. Mbështet prodhuesin vendor, zëvendëson importet dhe rritë eksportin. Paralelisht më këto edhe një bankë zhvillimore që i zbret kamatat e larta të bankave aktuale dhe me kredi të buta e afatgjate e ndihmon zgjerimin e ekonomisë industriale” Ai ndër të tjerash u zotua se me qeverisjen e tij pagat e zyrtarëve shtetëror nuk do të jenë me shifra të larta. “Paga e zyrtarëve të lartë shtetëror nuk do të jetë më shumë se trefishi i pagës mesatare në vend. Pra, nëse zyrtarët shtetëror dëshirojnë t’i rrisin pagat e tyre, ata në fillim duhet të bëjnë të mundur rritjen e pagës mesatare në vend, njëkohësisht i’u rriten edhe paga e tyre”, ka thënë Kurti në keto takime me banorët e Bresalcit dhe të Pogragjës.
Gjithashtu në keto takime janë paraqitur edhe disa nga kandidatët e LVV nga Gjilani, duke elobaruar dhe sqaruar progrmain e LVV nëprë fusha te ckatuara përkatëse.
Ajo që vlen të theksohet në keto dy takime, si në Bresalc, por edhe në Pogragjë interesimi ishte tejet i madh për të degjuar kryeminsitrinë e ardhshëm Albin Kurtin, ndonëse dihet se tahsmë jemi në ditën e dytë të ramazanit.
Bresalci dhe Pogragja me zemër me Albin Kurtin
Ndani këtë artikull