Alban Hyseni, nga Lëvizja Vetëvendosje, Kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit ka takuar shefat e shtabeve të pikave për t’u mobilizuar për garën e balotazhit.
“Të gatshëm për fitore. Në takimin mobilizues me shefat e shtabeve të pikave, i uruam për rezultatet e arritura në fshatrat e lagjet e tyre dhe njëkohësisht ata shprehën gatishmërinë e tyre dhe disponimin për fitoren e madhe të 14 nëntorit”, ka thënë Hyseni.