Dje u lëndua një grua si pasojë e rrëzimit të skeleve nga një objekt dhe e njëjta mori trajtim shëndetësor.
Në raportin e Policisë u bë e ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, të hënën rreth orës 11:30.
Lidhur me këtë Policia njoftoi se tashmë është arrestuar pronari i firmës që bën montimin e skeleve.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit ai është dërguar në mbajtje. Kurse në vendin e ngjarjes ku u rrëzuan skelet kanë dalur edhe inspektorët komunal.