Deputetja e PDK, Ganimete Musliu, përmes një postimi ka ironizuar me Kryeministrin Albin Kurti.
Ajo ka publikuar video të eskortës së tij në trafik, duke shkruar një përshkrim ironizues.
“Albin Kurti gjatë kthimit nga puna me autobus”, ka shkruar deputetja.
Në video shihet eskorta e kryeministrit, ku disa xhipa ndjekin veturën me të cilën udhëton Kurti.