Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve lokale të tetorit të sivjetmë ende nuk janë zyrtare, por në bazë të numërimit të votave deri më tash për Asamblenë Komunale Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 39,14 përqind të votave apo 15159 vota, Lëvizja Vetëvendosje (VV) 29,02 përqind apo 11238 vota, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 13,57 apo 5254 vota, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 6,89 përqind apo 2667 vota, Aleanca Kosova e Re 3,16 përqind apo 1222 vota, Lista Serbe 2,97 apo 1149 vota, Lëvizja Qytetare Vatra (LQV) 2,27 apo 881 vota, Partia Demokratike Turke e Kosovës (PDTK) 1,88 apo 729 vota dhe Partia e Drejtësisë (PD) 1,12 përqind apo 432 vota, shkruan kryelajmi.com
Ndonëse ende nuk është zyrtare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan pritet të përfaqësohet me dy këshilltarë komunalë.
Subjekti që drejtohet nga Ramush Haradinaj e në Gjilan listës të të cilit i printe Nazim Gagica, drejtor i deritashëm i arsimit, pritet të përfaqësohet nga Nazim Gagica dhe Ardita Ukshini./Kryelajmi.com/