Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ngushëlluar familjen Berisha dhe komunitetin artistik, me rastin e ndarjes nga jeta të regjisores së njohur, Burbuqe Berisha. Në telegram, thuhet:
“E nderuara familje Berisha,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të regjisores së njohur kosovare, Burbuqe Berisha.
Me Buqen e kam pasur rastin të bashkëpunojë gjatë kohës sa isha ministër i Kulturës derisa ajo ishte drejtoreshë e Teatrit Kombëtar dhe do ta kujtoj gjithmonë si profesioniste të jashtëzakonshme, e cila punoi deri në frymën e fundit për artin dhe komunitetin artistik.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, komunitetit artistik, miqve e farefisit.
Lamtumirë, Buqe!”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri.