Në një konferencë për media, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ekonomia e Kosovës nuk ka përjetuar asnjëherë rritje sikurse në këtë vit.
Kurti u shpreh se në vend është rritur eksporti, aktiviteti ekonomik dhe të hyrat buxhetore, raporton Indeksonline.
Sa i përket ngritjes së çmimeve të produkteve esenciale, Kurti thotë se është pasojë ekonomike e pandemisë.
“Ekonomia e vendit tonë asnjëherë nuk ka përjetuar një rritje sikurse në këtë vit, rreth 10% dhe këtë duhet ta ndjekim me një rritje të prodhimtarisë dhe eksportit. Aktiviteti ekonomik është shtuar për afër 30%, eksportet janë rritur mbi 60% e poashtu janë rritur të hyrat buxhetore për 34%. Rritja dhe zhvillimi i prodhimtarisë është motori kryesore për zhvillimin ekonomik të një vendi.
Pasojat ekonomike të pandemisë që po përcillen edhe me luhatje të çmimeve vë në pah dy faktorë. Si pasojë e shkëputjes së zinxhirëve të furnizimit shumë vende të Evropës po shohin vendit që i kanë më afër si eksportues potencial si dhe theksohet nevoja për shtim të prodhimit vendor. Pandemia na dëshmoi që prodhimi vendor ka rol kyç në ekonomi”, tha ai.