Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka prezantuar një sërë masash në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike, derisa ka folur edhe për ngritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.
I pyetur se a do të ketë hetime për ngritje të çmimeve, Murati ka thënë se me çështjen e rritjeve të çmimeve në Kosovë do të merret edhe Inspektorati i Tregut por edhe Autoriteti i Konkurrencës dhe se do të merren masa në rast se ka pasur manipulime të tilla, shkruan Reporteri.net.
“Normalisht që me këto çështje duhet të merret edhe Inspektorati i Tregut por edhe Autoriteti i Konkurrencës dhe kudo që ka pasur ose kudo që vërehet që ka pasur manipulime të tilla, pra ekziston dhe korniza ligjore që do të merret me këto çështje”, u shpreh Murati.
Në Kosovë, gjatë muajit shtator janë rritur çmimet e artikujve deri në pesë për qind, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Shtrenjtimi ka vazhduar edhe gjatë muajit tetor./Reporteri.net