Valon dhe Visar Avdyli janë dy vëllezërit kosovarë që po kërkohen nga autoritetet norvegjeze tash e sa ditë.
Ata po kërkohen pasi ekziston dyshimi i bazuar se janë përgjegjës për vrasjen e një 20 vjeçari, Hamse Hashi Adan, në qytetin Mortenstrud të Norvegjisë, shkruan Jepi Zë.
Në kërkim të tyre është edhe Policia e Kosovës, e cila po komunikon dhe bashkëpunon me Policinë e Norvegjisë.
“Me datë 15.10.2021, Policia e Kosovës lidhur me çështjen në fjale ka pranuar informacionin nga autoritetet Norvegjeze dhe nga ajo kohe është në komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me Policinë Norvegjeze. Po ashtu lidhje me urdhër arrestet ndërkombëtare të lëshuara nga autoritetet Norvegjeze, janë njoftuar autoritetet kompetente”, ka njoftuar Policia.
Autoritetet norvegjeze po dyshojnë se të dyshuarit po fshihen në Kosovë.